Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar veprimin e Sllovakisë për të mbyllur zyrën diplomatike në Prishtinë.
Për këtë ai e ka fajësuar Qeverinë Kurti.
Deputeti i PDK-së ka bërë me dije se Marrëveshja e Ohrit e ka shtyrë shtetin sllovak të ndërmarr këtë veprim.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka përmendet marrëveshjet tjera që kanë ndikuar në shtimin e njohjeve për shtetin e Kosovës.
“Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Ëashingtonit solli njohjen e Israelit, e Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.