“I kënaqur” u shpreh ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për të lejuar mallrat serbe përmes pikëkalimit kufitar të Merdares.
“Hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, shkroi Hovenier përmes një postimi në “X”.