Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se biseda mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq, është bërë plotësisht me dijeninë e Kryeministrit Albin Kurti.
Kështu ka deklaruar ai në një intervistë për “Kosova Press”.
“Këtë situatë e rëndon më shumë fakti se gjatë bisedes telefonike të bërë në vitin 2022, është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë” – tha Hoti
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka këmbëgulur që kryeministri I Kosovës, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje, pasi për Hotin, ai tashmë nuk është në gjendje të çojë madantin deri në fund.
Pas pretendimeve të kryeministrit Kurti se bisedat janë të montuara, Avdullah i ka bërë thirrje publike të parit të ekzekutivit që të kryhen hetime, që të sqarohen këto pretendime.