Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë ministri Murati “debaton me fanatizëm”, pasi ky i fundit tha se “diçka që është shkatërruar për 20 vite, nuk mund të rregullohet brenda një mandati”.
Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë se “me sa ftyrë del në foltore dhe thu që Kosova është shkatërru për 20 vjet”.
“Ky me fanatizëm i mbron pozicionet e veta dhe vazhdon me atë propangandën e poshtër, të ultë, po me sa ftyrë del në foltore e iu thu njerëzve që Kosova është shkatërru që 20 vjet, me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyrë, me shtëpi, shkolla e rrugë të shkatërruara, ti thu Kosova është shkatërru për 20 vite. Kur i shtron këto në foltore të kuvendit, nuk ka vend për debat aty mandej sepse humb argumenti politik ose ekonomik”, tha Hoti. /GazetaExpress/