Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi historike kundër Apple, duke e akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të telefonëve të mençur dhe shtypjen e konkurrencës.
Në padi, departamenti i drejtësisë pretendon se kompania përdori fuqinë e saj për të kufizuar konkurrentët, si dhe opsionet në dispozicion të konsumatorëve, raportoi BBC.
Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet.
Është hera e tretë që kompania paditet nga departamenti i drejtësisë që nga viti 2009.