Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kandidat për deputet, ka folur në lidhje me katër vitet e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Haziri ka pasur kritika për Kurtin në aspektin e dialogut me Serbinë.
Sipas tij, krejt çfarë do t’i mbetet Kosovës nga qeverisja katër vjeçare e Kurtit është një marrëveshje e keqe me Serbinë.
“Krejt çka kemi me kujtu edhe krejt çka ka me i mbetë Kosovës për këto katër vjet është marrëveshja e keqe Kurti-Vuçiq, sepse është bë konkluzion, është bë qëndrim i të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Dmth Komisioni Evropian, Këshilli Evropian Parlamenti Evropian, të gjitha institucionet e kanë qëndrim në tavolinë dhe ka me u kushtëzu Kosova…” – ka thënë Haziri.