Ministri i Drejtësisë së Danimarkës do të vijë në Kosovë për vizitë zyrtare më 12 dhe 13 shkurt.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tregoi se qëllimi i vizitës është që ministri danez të takohet me institucionet e Kosovës dhe grupet parlamentare në opozitë.
“Qëllimi i kësaj vizite është që të takohet sërish me neve si institucione por edhe me grupet parlamentare opozitare dhe mendoj që kjo duhet të futet në rend të ditës pas vizitës së ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës”, tha Haxhiu. /GazetaExpress/