Albulena Haxhiu ka insistuar se duhet të vazhdohet me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Për bashkëpunimin e mundshëm mes LVV-së dhe Nismës së Fatmir Limajt, Haxhiu tha se i shohin këta të fundit si partnerë.
“Ne kemi theksuar që i shohim si partnerë tanë. Për këtë ka pasur disa takime. Diskutimet vazhdojnë për këtë qëllim dhe urojmë të përmbyllen sa më parë.
Para Qeverisë është Kuvendi. Kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë plane në Qeverinë Kurti 3, prandaj është shumë e rëndësishme të konstituohet Kuvendi. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me partitë politike për konsituimin e Kuvendit, por asnjëherë nuk do t’i pranojmë kërkesat e tyre që janë të paarsyeshme”, tha Haxhiu.