Gani Geci ka eskaluar në ofendime të rënda ndaj Hashim Thaçit.
Ai e ka quajtur “Hashime”, duke folur me fjalë të rënda.
“Këto grafitë denigruese kundër familjes Geci, vëllai ka dëshmuar të vërtetën në Gjykatën Speciale. Ajo gjykatë është e Kosovës, prapa saj është Amerika dhe BE-ja. Këto grafitë denigruese janë të iniciuara nga një organizatë Liria ka Emër, e nëse liria e ka emrin Hashime, po iu boj be që këto Hashimet kam qejf me i punu. Unë jam këtu para juve ditën, ata që më kanë vra shokët natën, kam thënë para 23 vjete, s’ko me lanë gur pa rrotullu. Nuk u kallë krejt dynjaja. I ftoj krejt rusët, Putinin, Milloshin, Enverin e Titën, e le të çohet edhe Hashimja prej Broje këtu, se familjen tonë nuk e denigrojnë. Kur i kam vra unë serbët pushkës i kanë thanë Kaka. Deklarata e Gani Thaçit e ka rrethuar familjen Jashari, deklarata e Gani Thaçit e ka vra familjen Jashari.Nuk po ndihna i frikësuar, se i kërcënuar jo. Gjithçka që vjen pas kësaj ka emër dhe ka adresë, te Hashimja. Nuk ki tjetër kund, për kënd ka folur ai aty. Dëshmitarët serbë e kanë vendin në Serbi, i kam ndjek prej Kosovës në vitin 1999, jo Hashimja. LPK-ja ato janë realitet. Na jemi këtu, unë nuk iki prej Kosovës prej Hashimes, liria nëse e ka emrin Hashime. A pe shihni gjyksin hajde”, tha Gani Geci.