Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka folur me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, si dhe me ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, raporton CNN.
Ky zhvillim ishte pjesë e më shumë se 10 orëve që zv/presidentja i kaloi duke punuar me telefonatat për të mbledhur mbështetje nga udhëheqësit demokratë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale.
Siç ka raportuar CNN, në më pak se një ditë, Harris arriti t’i vë krah saj më shumë se 100 zyrtarë të partisë, ligjvënës e guvernatorë.
Deklarata e Obamës nuk e miratoi kandidimin e Harris, duke zgjedhur në vend të kësaj që procesi për këtë të zhvillohet në parti. Ndryshe nga kjo, Clintonët shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëspresidenten.