Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur sot për media nga Kuvendi i Kosovës. Haradinaj derisa ka folur për koalicionin me NISMA-n, ka akuzuar pushtetin për arrogancë dhe thotë se Qeverisë Kurti i ka bërë punë mashtrimi.
Haradinaj tutje ka përmendur vizitën e krerëve të institucioneve në Reçak, duke thënë se atje kanë shkuar me 20 xhipa të zi, duke e lënë përshtypjen, sipas Haradinajt, se “ia kanë mësy Serbisë për pushtim”.
Ai ka rikujtuar deklarimet e Kurtit për punën e xhipave të zi dhe thotë se tashmë pushteti po ndjehet arrogant meqë iu ka “funksionuar mashtrimi”
“Unë isha në Reçak para tre ditësh. Ju siguroj mbi 20 xhipa të zi për me shku në Reçak”, ka deklaruar Haradinaj.
“S’po du me u përsëritë, po veç mjafton ta kishit pa foton e delegacionit institucional në Reçak, 20 xhipa të zi një pas një, thu t’i ia kanë mësy Serbinë diku me pushtue”, ka potencuar mes tjerash Haradinaj