Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër me fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës./
Haradinaj ka thënë se është shqetësuese se si 6 vjet pas krijimit të Ushtrisë, flitet për ushqimin e deputetëve.
“Sot po trajtojmë situatën me logjistikën, shërbimet. Merreni me mend jemi mbledhur 6 vjet pasi u kriju Ushtria me u kthy me fol për logjistikën. Ushtari nuk ka shkuar për ushqimin, për pagën, ai është në gjendje me dhanë racionin e vet ditor për secilin qytetar, ka shkuar me shërby deri në frymën e fundit të jetës së vet”, tha Haradinaj, raporton Nacionale.
“Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai që e le ushtrinë e vet pa bukë. Pse e bën këtë? Pse po i ndodh këtij? Pse jo dikujt tjetër gjatë krejt ekzistencës që 20 vjet. Edhe kjo ratësi, pahiri. I ka lanë pa veshmbathje, mbërrini me lanë edhe pa bukë”, tha më tutje ai.
“Kush e mbron këtë njeri, po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjete kemi mbërri me u krenu që po e krijojmë ushtrinë tonë, ligje që nuk dallojnë nga ushtritë, me fol sot për ushqim, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë. Spiun, agjent i Serbisë”, deklaroi Haradinaj.