Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, ka bërë një sfidim ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, por edhe dy kandidatëve të tjerë, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së. Mbrëmë nga RTV Dukagjini, Hamza e sfidoi Kurtin për debat parazgjedhor.
Në fjalën e tij, Hamza ishte i qartë, duke deklaruar se do të debatonte me kënaqësi me Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn. Për më shumë, Hamza premtoi debat të edukuar e profesional nga ana e tij.
“Me kënaqësi, me respekt dhe me krejt garancat që ka me qenë debat, po politik, profesional, por prej anës tem 100 për qind i edukuar” – tha fillimisht Hamza, transmeton Nacionale.
Moderatori i emisionit çuditërisht ia shtroi edhe një herë pyetjen nëse është i gatshëm për t’u përballur në debat me Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn, Hamza ishte shumë i shkurtër:
“Me kënaqësi”