Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka treguar mbi planet e tij për ta ndërtuar termocentralin me gaz.
Në një video të publikuar së fundi, ai ka premtuar ndërtimin e termocentralit me gaz.
“Ne do ta ndërtojmë termocentralin me gaz dhe do të fillojmë ta ndërtojmë edhe rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me gaz natyror në tërë Kosovën. Termocentrali me gaz do të ndërtohet me një kapacitet prej 350 MW, krahas lidhjeve me tubacione nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kosova ka nevojë për kapacitete të reja energjetike dhe për një furnizim të qëndrueshëm me rrymë, për çdo familje dhe për çdo biznes” – ka thënë ai.
Hamza ka shtuar se gjatë mandatit të tij, investimi i përgjithshëm për termocentralin dhe gazpërçuesit nga grantet, buxheti dhe sektori privat do të arrijë në 1 miliard euro.