Halim Berisha është dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Berisha kishte qenë pjesëtar i UÇK-së në zonën e Llapit.
Ai fillimisht ishte planifikuar të dëshmojë me masa mbrojtëse, por më pas vendosi të dëshmojë publikisht.
Berisha kishte dëshmuar edhe kundër Salih Mustafës. Ai madje, ishte intervistuar edhe si i dyshuar nga Prokuroria.