Majlinda Hajrullahu, një emër i njohur për kontributin e saj për më shumë se 3 dekada në fushën e arsimit, mediave dhe kulturës në vendet shqipfolëse, synon që të fitojë ulësen në Kuvendin e Kosovës në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Si një grua e palodhur dhe me potencial, Hajrullahu është zotuar se do të jetë e zëshme për një edukim të mirfilltë të brezave të rinj, për fuqizimin e rolit te gruas, dhe për një shoqëri më tolerante dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e saj.
Hajrullahu ka deklaruar se festa e Pavarësisë së Kosovës, do të merrte kuptim të plotë nëse në zgjedhjet e 9 shkurtit do të triumfonte Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo që sipas saj vuri themelet e shtendërtimit.
“Jemi në prag të 17 Shkurtit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Hashim Thaçi, në prag të një momenti historik, që do të merrte edhe një kuptim më të plotë me fitoren e Partisë Demokratike -131 në zgjedhjet e 9 shkurtit!Ne qytetarët e këtij shteti të ri , nuk duhet të harrojmë kurrë sakrificat e panumërta , gjakun e derdhur për këtë liri, luftën e ÙÇK-së , mbështetjen e NATO-s dhe SHBA-së në veçanti!Për ta festuar edhe më fuqishëm këtë ditë të veçantë, le të votojmë bindshëm për njerëzit që përfaqësojnë vlera të larta, integritet dhe që angazhohen për një Kosovë më të mirë, të denjë për të qenë pjesë e BE-së!”, ka bërë thirrje Hajrullahu.
Majlinda Hajrullahu mban numrin 76 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kërkon besimin tuaj për një mandat 4 vjecar në Kuvendin e Kosovës.