Analisti Dibran Hoxha, sot ka zhvilluar një aksion simbolik rreth shtrenjtimit të rrymës, ndaj kryetarit të ZRRE-së, Ymerr Fejzullahu, shkruan Gazeta Express.
Hoxha gjatë këtij aksioni, e ka goditur Fejzullahun me një torte ku shkruhej ‘‘15%’’, duke iu referuar kështu kërkesës së ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike në 15 për qind.
Video është shpërndarë nga faqja ”KEDS t’i kthehet Kosovës”, ku është shkruar edhe se ky aksion është bërë pas kërkesave të shumta nga qytetarët.
‘‘15% nuk kalon! No pasarán! Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!’’, shkruhet në postim. /GazetaExpress