Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, merret në fund të muajit prill. Bashkimi Evropian, ia ka vendosur Kosovës kusht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Prej ditësh, kjo është ndër çështjet më të diskutueshme në vend, duke qenë se prilli po afrohet.
Gazetari Dukagjin Gorani, në emisionin Pressing ka shpjeguar situatën kështu:
“Pjesërisht tragjike, shumë më shumë komike. Kjo është ditë prej vitit 2000 që vendimi për thënë kushtimisht kthim tokash, ashtu po quhet kjo, është cështje e përfundume dhe e vonimit e jo shpëtimit. Logjika politike ndëkombëtare, mas çlirimit të vendit ka qenë që me u kujdesë për atë që ata e konsiderojnë si trashigimia kulturore në Kosovë edhe kishat dhe manastiret kanë pasë vëmendje shumë më të theksume, meqenëse e kanë ditë, sipas tyne, ndjenjën e përgjegjësisë për intervenim ushtarak dhe ndryshimit të realitetit strukturor të Kosovës edhe vendimet që kanë marrë kanë qenë kryekëput politike.
Unë e kuptoj që na si shoqni, kemi dëshirë me e pa këtë nga aspekti normative edhe ligjor, porn ë situate të përmbysjeve të mëdha, ku përfshihet lufta edhe këto, shpeshëherë ky aspekt anashkalohet.
Ky është çmimi që duhet me e pagu një përfshirje ndërkombëtare në krijimin e një realiteti të ri politik, çfare është Republika e Kosovës.
Realisht, nëse e shikojmë, sipas ligjeve të pasluftës së Dytë Botërore, Kosova ka qenë pjesë e Serbisë dhe Jugosllavisë”, thotë ai, shkruan Nacionale.
Gorani thotë se ajo çfarë ka bërë bashkësia ndërkombëtare me këtë çështje, për ‘ne ka qenë pjesërisht e padrejtë’, por thotë se ishte një kompromis politik.
“Pra edhe nëse e këqyrë ligjërisht, edhe në vitin 97-98, Kosova është konsideru pjesë e Serbisë.
Intervenimi ushtarak dhe lufta e madhe që e ka bë populli i Kosovës, e ka ndryshu atë realitet.
Mirëpo, dilema e madhe e pasluftës është prej ku, prej cilit moment ia nisim me e nda drejtësinë në Kosovë. A duhet me i marrë ligjes e pas luftës së dytë botërore, a duhet me i marrë ligjet që nuk kanë ekzistu ende 99-2000, a duhet me i marrë kadastrat e Perandorisë Osmane saktësisht pra, ku fillon me e analizu cka është drejtësia në një vend ku është përmbysë gjithçka.
Çka ka bë bashkësia ndërkombëtare, pjesërisht ka qenë e padrejtë për neve, por ka qenë çështje e kompromisit poltik.
Popullata serbe, realisht është popullatë që ka humbë dhe logjika ndërkombëtare thotë se kujdesi më i madh duhet t’i kushtohet humbësit.
Pra, meqenëse Serbia e ka humbë Kosovën dhe meqenëse Kosova tash e tutje i takon shumicës shqiptare, duhet me u kujdesë për humbësin.
Ku me u kujdesë? Me u kujdesë në çështje që nënkuptojnë trashigiminë, çështje që nënkuptojnë një lloj identiteti dhe kësisoji janë marrë edhe vendimi”, thotë Gorani.
‘Klasa politike e përdori Manastirin, edhe kur s’kishte nevojë më’
Ashtu si Asociacioni dhe çështja të tjera të kontestuara sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe Manastiri i Deçanit, u përdor për fushatë elektorale nga të gjitha partitë politike, thotë Gorani.
Madje thotë, se kjo u bë, edhe nuk nuk qe nevoja.
“Gabimi që është bë, një sjellje që e ka prodhu klasa politike në Kosovë, është që e ka përdorë Manastirin e Deçanit, për me i fitu zgjedhjet.
Pra gjithmonë, Manastiri i Deçanit dhe kontraverza rreth Manastirit të Deçanit, është përdorë për fushata elektorale, edhe kur nuk ka qenë e nevojshme të përdoret.
Në fund, u tha ajo që është thënë gjithmonë, që progresi i Kosovës në anëtarësim, në institucionet ndërkombëtare, nuk mundet me u bë pa u zgjidhë çështjet e mbetura dhe për Këshill të Evropës kjo gjithmonë ka qenë cështje që duhet me u zgjidhë patjetër.
Kjo është shndërru në një patate të nxehtë që është bartë nga njëra qeveri në tjetrën dhe në fund kjo qeveri, përkundër deklarimeve të saj që natyrisht nuk duhet me i marrë parasysh e me I nxanë besë, në fund e ka bë atë që s’ka çare pa e bë e ajo është me heq dorë prej kësaj nëse don me u anëtarësu në Këshillt ë Evropës.
Por, ajo që ka bë Qeveria sot, është me ia gju përgjegjësinë komunës së Deçanit, me ia gjujtë përgjegjësinë nivelit local dhe me thanë kjo më nuk është çështjet që niveli qendror mundet me u marrë”, thotë ai, merr nga Pressing deklaratën, Gazeta Nacionale.
Çka duhet të dini shkurt?
Kontesti gjyqësor rreth çështjes se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll – ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit mesjetar të Deçanit – ka zgjatur që shumë vjet.
Më 20 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Manastirit të Deçanit, por ai nuk është zbatuar, ndonëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për të gjitha palët.
Tash e disa vite, bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ta lejojnë Manastirin që ta regjistrojë tokën në kadastër.
Manastiri i Deçanit ka edhe një kontest me autoritetet lokale në Deçan, e që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës kryesore Deçan – Plavë.