Apple ka njoftuar se do të largojë një veçori nga dy prej modeleve të Apple Watch në SHBA, ndërsa po përballet me një betejë ligjore mbi një mosmarrëveshje për leje mbi teknologjinë pas saj.
Prodhuesi i iPhone, do të lansojë modelet Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2 pa funksionin e gjurmimit të oksigjenit në gjak.
Atletico Madridi i hakmerret Real Madridit për humbjen në Superkupë, eliminon mbretërit…
“Dënimi më i pakët, largimi nga Liga Premier” – ish këshilltari i Man Cityt paralajmëro…
I veshur me tuta sportive në vlerë 2000 euro, Cristiano Ronaldo tregon se ka shtuar një…
Pse po e sulmojnë njëra-tjetrën dhe nuk po i ndërprejnë marrëdhëniet Irani dhe Pakistani
Rreth 10 mijë qytetarë të Kosovës përfituan leje qëndrimi dhe pune në Kroaci vitin e ka…
Kjo për faktin se, kompania e teknologjisë së monitorimit mjekësor, Masimo, e akuzoi gjigantin teknologjik për vjedhjen e oksimetrisë së pulsit.
Së fundmi, Gjykata e Apelit në SHBA, ka vendosur që të ndalojë shitjen e dy modeleve që përmbajnë atë veçori.
Në një deklaratë, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Masimo, Joe Kiani, tha se ky vendim i gjykatës “pohon se edhe kompanitë më të mëdha duhet të respektojnë të drejtat e shpikësve amerikan dhe të merren me pasojat kur kapen duke shkelur ato të drejta”.
Pas vendimit të gjykatës, Apple tha se “nuk pajtohej plotësisht”, megjithatë do të fillojë çaktivizimin e funksionit të oksigjenit të gjakut.
Kjo luftë ligjore nga e cila nuk ndikohen pajisjet e shitura jashtë SHBA-së, pritet të zgjasë rreth një vit. /Telegrafi/