Gjermania nuk do ta furnizojë Kievin me raketat Taurus, pasi një shumicë në Bundestag votoi kundër. Ka shqetësime rreth pasojave nëse Ukraina i përdor armët gjermane për ta sulmuar Rusinë.
Për muaj ka pasur thirrje që raketat Taurus të dërgohen në Ukrainë. Por, Bundestagu megjithatë i tha jo mocionit të partive opozitare që kërkuan që qeveria “përfundimisht t’i ofrojë Ukrainës numrin më të madh të mundshëm të raketave Taurus”.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, qytetet ukrainase janë sulmuar me raketa, artileri të rëndë e dronë. Ukraina ndërkohë ka bombarduar caqet ruse, raportoi DW.