Çmimet e energjisë për konsumatorët privatë në Gjermani kanë rënë me rreth pesë përqind që nga fillimi i vitit 2025, sipas një analize të publikuar së fundmi nga portali krahasues Verivox, shkruan The Local.
Një familje mesatare me tre anëtarë aktualisht paguan mesatarisht 5,173 euro në vit për energji – që përfshin elektricitetin, ngrohjen dhe karburantin – krahasuar me 5,442 euro në janar. Kjo nënkupton një ulje prej 269 eurosh në vit.
Sipas ekspertit të energjisë në Verivox, Thorsten Storck, ky lehtësim i lehtë për konsumatorët është rezultat i një ekonomie globale të dobët, që ka ndikuar në uljen e kërkesës dhe çmimeve të tregut.
Megjithatë, Storck thekson se kostot e energjisë mbeten dukshëm më të larta sesa para krizës energjetike në vitin 2022 – mbi 25 përqind më shumë krahasuar me nivelet para-krizës, transmeton albinfo.ch.