Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën një grua është gjetur e vdekur në Prishtinë.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në raport thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.