Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Pas këtij takimi do të ketë konferencë për media.
Ndërkohë, gjatë ditës ministri turk do të pritet edhe nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Sipas njoftimit të MPJ’së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”
“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.
Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.
Ky takim ndodh në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mossad./Express/