Ministrja e jashtme Donika Gërvalla, te Çim Peka tha se kishte dijeni se Kurti do të diskutonte edhe për zgjedhjet e parakohshme me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi.
E pyetur nga gazetari Peka se a janë raportet e mira mes saj dhe Kurtit dhe duke aluduar se Kurti nuk e ka njoftuar fare se me Krasniqin do t’i diskutonte edhe zgjedhjet, Gërvalla u përgjigj kështu:
“Më shumë flitet për partinë Guxo, do të mund të injorohej fare lehtë.
Po ju tregoj një sekret. Mbrëmë deri në orën 23:30 kemi qenë bashkë, i kemmi diskutuar këto gjëra. Si mendoni që partnerët e koalicionit, cka bëjnë ata”, tha Gërvalla. /Nacionale/