Duke shpjeguar kritikat dhe ndarjen me LDK-në, Gërvalla edhe një herë foli për ish-Presidentin Thaçi dhe ‘kritikat e LDK-së për vrasjet’.
“Nuk kam qenë kaq e zëshme kundër aleancës PDK-LDK vetem pse më është tekur. Por LDK duke u shndërruar në një degë të LDK-së nga Sejdiu dhe Mustafa, e la Kosovën pa parti të qendrës së djathtë’, tha Gërvalla.
“Zgjedhja e Hashim Thaçit me votën edhe të deputetëve të LDK-së – mes tyre që të paktën në media kanë ndier veten që iu është rrezikuar familjen dhe kanë pësuar vrasje në familje, ai ka qenë momenti kur LDK ka filluar të zhytet’, tha ajo.
‘PDK edhe për aleatët ndërkombëtarë ka qenë sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar’, ka thënë ajo te Çim Peka.
Ajo tha se Guxo do të bënte koalicion me PDK-në, nëse kjo parti do t’i ‘largonte figurat e lidhura me krim dje korrupsion’.
‘Unë nuk mendoj që ka për të ndodhur. Të flasim për realitetin. Në rastin ekstrem që nuk pres te ndodhë në mandatin e ardhshëm, nëse PDK do të ishte ndarë nga njerëz që përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin, nuk do të shihja asnjë pengesë. i njoh mirë nga e kaluara, me ata njerëz nuk shoh koalicion’, tha ajo. / Nacionale/