Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz e cila nuk njihet për paraqitje të shpeshta në medie ka zgjedhur mediumin lokal “Istogu Channel” që të intervistohet.
Në këtë intervistë ajo ka përmendur edhe ish deputeten e kësaj partie që tashmë është pjesë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Për të cilën tha se ‘përmendja e emrit të Ibrahim Rugovës në listën Guxo’ e ka penguar deputeten.
“Kemi pas një deputete në radhët tona, Doarsa Kicën, që largimin nga partia Guxo e ka arsyetuar me këtë fjali: ka thënë në partinë Guxo ata nuk kishin punë tjetër veç gjithë ditën Rugova, Rugova”, u shpreh ajo.
Aty u përmend edhe Isa Mustafa.
Gjatë kohës sa emisioni ishte në transmetim, një dëgjues telefonoi në studio ku dha disa lavdata për ministren Gërvalla.
Ai i tha se e njëjta kishte bërë veprimin e duhur bashkë me presidenten Vjosa Osmani kur ishin larguar nga LDK-ja. I njëjti ofendoi ish-kryetarin e partisë, Isa Mustafën duke e quajtur “vampir”.
Gërvalla pasi dëgjoi qytetarin ia krisi së qeshurës duke e aprovuar mendimin e tij.