Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndërprerë kontratën me kompaninë “AL DUSHI Sh.p.k”, pas dështimit spektakolar për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale për dërgimin e postës diplomatike jashtë vendit. Ministrja Donika Gërvalla në një reagim të premten tha se “AL DUSHI Sh.P.K” është përzgjedhur nga OSHP e jo nga Ministria. Sidoqoftë, faktet më poshtë e dëshmojnë, të kundërtën. MPJD e kishte angazhuar “AL DUSHI Sh.P.K” vet dhe me çmim pesë fish më të lartë.
Në bazë të dokumenteve që posedon Gazeta Express del se kompania “3P shpk” ( DHL), është shpallur fillimisht fituese e tenderit. Pas kësaj, kompania “AL Dushi është ankuar tek Autoriteti Kontraktues ( Ministria), duke pretenduar se Kompania “3P Sh,P.K) ka dhënë fakte të rreme, pa ndonjë dëshmi për këtë. Autoriteti Kontraktual( Ministria) ka marrë për bazë këtë ankesë, por jo edhe dëshmitë e ofruara nga 3P SH.P.K ( DHL)
Në bazë të dokumenteve çmimin 5 herë më të lirë të ofruar “3P SH.P.K” Autoriteti Kontraktues (Ministria), e kishte shpalle si ofertë financiare “abnormalisht tē ulët”.
Në këtë mënyrë është hapur rruga për ta shpallë fitues ” AL DUSHI sh.p.k”.
Pas kësaj “3P SH.P.K” ka ushtruar ankesë në OSHP.
Deri sa lënda ka qenë duke u shqyrtuar në OSHP, për shkak të urgjencës dhe nevojës për shërbime, Ministria kishte shpallur tender emergjent, deri në një verdikt të OSHP’së.
Tenderi emergjent i është dhënë kompanisë “3P SH.P.K”( DHL), e cila përsëri me ofertën e njëjtë ka nënshkruar kontratë te përkohshme.
Në këtë mënyrë Ministria (Autoriteti Kontraktual) që po përballej me vonesa, ka përdorur standarde te dyfishta, sepse fillimisht ofertën financiare të DHL e kishte vlerësuar si ” abnormalisht të ulët”, ndërsa të njëjtën e shpall fituese të tenderit emergjent vetëm pse kishte nevojë urgjente për dërgimin e pasaportave dhe dokumenteve diplomatike.
Eksperti i pavarur i caktuar nga OSHP ka propozuar anulimin e procesit dhe ri-tenderim.
Këtë propozim nuk e ka marrë për bazë OSHP por i ka dhënë të drejtë vendimit të Ministrisë që i kishte dhënë kontratë “AL DUSHI SH.P.K), që u detyrua t’ia ndërpres më 24 tetor për shkak të dështimit që t’i kryej shërbimet.
Në vendimin e anulimit të kontratës të nxjerrë nga ministria që drejton Donika Gërvalla( më saktësisht nga Kaltrina Dalipi U.D e Divizionit të Prokurimit që ka lidhje familjare me Luan Dalipin shef i stafit në Kabinetin e Kryeministrit Kurti), ishin theksuar vonesat në dërgimin e postës brenda afateve kohore, dëmtime të zarfeve. Gjithashtu MPJD ka konfirmuar se mbi 400 pasaporta dhe mbi 100 letërnjoftime ene s’janë dërguar në adresat ku është dashur. Ndërkohë në media ka pasur raportime se pasaportat në fjalë kanë humbur.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz pas raportimeve në media dhe reagimit të partive opozitare, ka dalë me një reagim, duke u munduar që përgjegjësinë për përzgjedhjen e kompanisë “AL DUSHI Sh.P.K” t’ia lë Organit Shqyrtues të Prokurimit. /gazetaexpress/