Kryeministri Kurti, sot nga gazetarët është pyetur rreth konsultimeve për koalicionet për qeverinë e re.
Ai nuk u ndal që të flasë para gazetarëve dhe vazhdoi rrugën e tij duke thënë: “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë.”
VV ka fituar mbi 40 për qind të votave duke marrë 48 deputetë, numra që ia vështirësojnë themelimin e qeverisë së ardhshme.
Ai dje në një konferencë për media është deklaruar pro bashkëpunimit me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe komunitetet tjera.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1109911927600657&width=500&show_text=true&height=978&appId