Po i vjen fundi valës së nxehtësisë, një prej valave më të gjata, sipas meteorologut Mendim Rugova, i cili paralajmëroi mundësi për reshje shiu.
Ai tha sot në #Gjesi se në pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të shënojnë një rënie të ndjeshme.
“Ditën e premte po parashikohet me ra deri në 22 gradë celsius”, tha ai.
Të mërkurën, Mendim Rugova tha se “ka gjasa me pasë më shumë rrebeshe e bubullima, me shi më të dendur dhe me breshër ndoshta aty-këtu”