Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase të automjeteve luftarake Vuran
FSK në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga trajnimi për automjetet luftarake Vuran.
“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase të automjeteve luftarake Vuran.
Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s”, thuhet në njoftim.