Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetë nga Qendra për Studime Universitare e FSK-së, morën pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”.
Stërvitja u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pjesë e këtij trajnimi ishin gjithashtu kadetë nga Kursi i Përgatitjes për Oficerë i FARSH-së dhe kandidatë për oficerë nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, duke forcuar bashkëpunimin, zhvillimin e lidershipit dhe ndërveprimin ndërmjet forcave partnere.
Gjatë këtij trajnimi, kadetët u angazhuan në skenarë realë të nivelit taktik, duke përfshirë planifikim ushtarak, manovrime në terrene të vështira dhe kapërcimin e pengesave ujore. Një përgatitje e plotë për përballje me sfida komplekse në operacione të ardhshme” thuhet në njoftimin e FSK-së.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSHPFSK%2Fposts%2Fpfbid0XFG8ickpMxC5nx1RqWWSFjFg2NYvM1pErCfLHFLX4K5CuieCitFaUyZpJ9qrcrerl&show_text=true&width=500