Juristja e mediave, Flutura Kusari thotë se e ka fituar rastin kundër RTK-së para Agjencisë për Informim për Privatësi në lidhje me fshehjen e informacioneve bazike rreth buxhetit të Festivalit të Këngës 2024.
Sipas saj, AIP ka gjetur që refuzimi duke u arsyetuar që mund të ndikojë në negociata potenciale është i kundërligjshëm dhe ka detyruar RTK-në që të më ofrojë qasje në informacionet e kërkuara brenda 7 ditës.
“Ajo që më bëri shumë përshtypje për të keq nga ana e RTK-së është që në arsyetim e paskan përmendur edhe klasifikimin e dokumenteve, praktikë kjo tejet e rrezikshme për t’u ndjekur nga një transmetues publik. Faleminderit AIP për korrektësinë dhe profesionalizmin në trajtimin e kësaj ankese. Mungesa e transparencës nga ana e RTK-së rreth buxhetit të festivalit shton dyshime rreth menaxhimit të buxhetit nga ana e RTK-së”, thotë Kusari.