Familjari i dy vajzave të mitura që u therën me thikë dje nga një 59 vjeçar në Ferizaj, në një prononcim për T7, ka treguar për rastin.
Ai ka thënë se ngjarja ka qenë shumë e rëndë.
“Mysafirët kanë qenë prej Podujeve, ka qenë nëna pesë fëmijë, por dy vajza 10 dhe 15 vjeçare, kanë dalë për në shitore, si çdo fëmijë që shkon për ndonjë ëmbëlsirë ose ndonjë gjë të ngjashme dhe në kthim pikërisht në këtë vend janë therë me thikë në shpinë. Dmth ngjarja ka qenë shumë e rëndë, lëndimet janë të rënda për të dyjat sidomos kjo 10 vjeçarja ka qenë në pikëpyetje mbijetesa. Pas intervenimit në QKUK pas operacionit na thanë që iku rreziku për jetën por gjendja është ende e rëndë”, tha ai.
Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe se “me shpejtësi të jashtëzakonshme” i kanë dërguar viktimat për ndihmë mjekësore.
“Gjakderdhja ka qenë shumë e madhe, edhe në prehrin e vëllait u derdhke gjaku, por intervenimi ka qenë shumë i shpejtë. Policia ka ardhë shumë shpejtë”, tha ai. /GazetaExpress/