Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në organizimin e bërë nga Ambasada e Çekisë në Kosovë me rastin e Ditës Kombëtare të Çekisë.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë ambasadorë të shteteve të ndryshme që janë të vendosur në Kosovë, ndërkohë kryeministri Albin Kurti ka mbajtur edhe një fjalim rasti.
Në njoftimin për media të bërë nga Zyra për Media e Kryeministrisë, kryeministri Albin Kurti shihet në një foto teksa “i sqaron” diçka ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ndërkohë që në afërsi është edhe publicisti dhe këshilltari i ekipit negociator të Kosovës, Veton Surroi./Express/