Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për atë se çfarë po ndodh në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK). Kjo duhet të ndodhë sipas tij pasi që shifrat e raportit vjetor të KEK-ut për vitin 2023, nga 105.1 milionë euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milionë euro në vitin 2023.
“Për cilën përformancë na flet Ministrja e Ekonomisë dhe Qeveria?”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFeratShalaOfficial%2Fposts%2Fpfbid0RzZoYzcHV36wb9pUoBVHMRPMty8eh32QgisffkafR38gK8rzbRyfnMUazjJjqHTnl&show_text=true&width=500&is_preview=true
Postimi i plotë i Shalës:
Çfarë është duke ndodhur në KEK!?
A ka llogaridhënie dhe kush duhet të jap përgjegjësi?
Për cilën përformancë na flet Ministrja e Ekonomisë dhe Qeveria?
Nga 105.1 milion euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milion euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milion euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020?
PS: Të dhënat dhe shifrat e bazuara në raportin vjetor të KEK-ut, për vitin 2023!