U diskutua menjëherë pohimi që Ledion Lico bëri gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip Albania”, kur tha se femrat e këtij edicioni janë më të fortat e çdo sezoni më parë.
Nuk ka vonuar ndaj kësaj deklarate te tij reagimi i ish banores së perceptuar si njëra prej konkurenteve më të forta (dhe më joshëse) të këtij programi, Olta Gixhari.
“Ledion, ne nuk jetojmë në ashenser, të dëgjojmë”, shkroi ajo ne rrjetet sociale krahas nje fotoje ku shihet me Dea Mishel brenda shtëpisë së famshme, ndersa me shaka e rikthen në vëmendje momentin kur Meri Shehu, ashensorit i thoshte “ashenser”.
Olta Gixhari mbahet mend si lojtare shumë e fortë që u bëri ballë shumë debateve e sfidave të ndryshme brenda shtëpisë, në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.