Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur në raundin e tretë kryesuesin e ri, Fehmi Kupina.
Me 22 vota për kandidati i pavarur, Kupina tashmë është rizgjedhur për herë të dytë kryesues i këtij kuvendi.
Nën drejtimin e Nora Kelmendit, kjo mbledhje e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit është thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Ndryshe, muaj më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.