Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike.
Ismajli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se vëllai i tij erdhi nga Gjermania t’i festonte festat e fundvitit, por që “katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot”, shkruan Insajderi.
“Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
“Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsunomaa%2Fposts%2Fpfbid02ETMPEjDDFy6DymsfyNBr5vQ9RM4dtawRc7jdXvbZvSgCrZCsejwx7DCVmHGYL3gHl&show_text=true&width=500
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, bëri një shkrim dje ku tregoi se i gjithë Ferizaj kishte qëndruar në terr për më gjatë se pesë orë.