Janë bërë gati 1 vit që nga ndalimi për qarkullim në urën te liqeni i Badocit në rrugën Prishtinë-Gjlian. Tash pas një viti, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e urës së re. Prej atëherë, për shkak të bllokimit të urës, ministria kishte rregulluar rrugën alternative rreth 2 kilometra të gjatë. Ndërtimi i urës pritet të kushtojë 468 mijë euro.
Që nga muaji prill i viti të kaluara ura te liqeni i Badocit në rrugën Prishtinë-Gjilan ishte mbyllur për qarkullim për shkak të dëtimit të saj.
Ura u mbyll për arsye të rrezikshmërisë së lartë dhe kësisoj Ministria e Infrastrukturës hapi një rrugë të re me gjatësi prej 2 kliometrave.
Tashmë pas një kohe të gjatë, Ministria e Infrastrukturës, ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e urës së re në këtë rrugë.
Sipas kontratës që ka parë Nacionale, ndërtimi i urës do të kushtojë 468 mijë euro.
“Ndertimi i Ures ne Rruges Nacionale N25 .2.,segmenti Prishtine -Gjilan , lokacioni te Liqeni i Badofcit” – mban emrin kontrata.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 530 mijë euro dhe procedura e prokurimit ishte e hapur dhe kriter i dhënies së kontratës ishte çmimi më i ulët.
Këtë kontratë e ka fituar kompania “Dreni Inginiering SH.P.K” me seli në Skenderaj.
E ndërtimi i kësaj ure duhet të përfundojë për 125 ditë apo 4 muaj e 5 ditë.
Për këtë tender kishin aplikuar gjithsej tri kompani.
Punimet për ndërtimin e urës, parashihen të realizohen sipas projektit të hartuar nga kompania projektuese “GJEO KONSULT & CO“ – Tiranë.
Ndërkaq, në një postim të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të bërë më 17 maj 2023, kishte thënë se procedurat për hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re në Badovc do të hapen brenda pak javëve.
Kujtojmë se qytetarë që kalojnë nga kjo rrugë ishin ankuar për mos ndërtimin e urës dhe krijimin e kolonave të gjatë.
Gjithashtu, policia kishte raportuar edhe për disa aksidente për shkak të mbylljes së urës.
Mbetet të shihet nëse kjo urë do të përfundojë brenda afateve kohore të përcaktuar me kontratë, pasi dihet se disa nga premtimet për përfundim të rrugëve nuk janë mbajtur nga ana e pushtetit.