Elza Ujkani, vajza e cila u lëndua rëndë si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës para rreth dy javësh, është në gjendje stabile shëndetësore.
Të hënën, ajo është transferuar për trajtim mjekësor nga Klinika Intensive në Klinikën e Neurokirurgjisë.
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëkohësisht doktori Haxhi Avdyli, e vizitoi sot në spital 23-vjeçaren. Tha se ajo ka vetëdije të plotë.
“Pas qëndrimit në mjekim intenziv dhe pas operacionit gadi 4 orë për të evakuar e ndalur gjakderdhjen intrakraniale, Elza ia doli”, tha ai.
“Nga dje ajo është transferuar në Klinikën e Neurokirurgjisë për trajtim të metutjeshëm.
Ajo është e vetëdijshme, komunikative , e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet, përkundër që ka thyerje në para krah dhe ne vertebrën cervikale C7”, us hpreh Avdyli.
Deputeti i Partisë Guxo i falënderoi kolegët e tij në QKUK për punën dhe profesionalizmin e lartë.
“Falë punës dhe profesionalizmit të lartë të kolegëve të mi nga Neurokirurgjia Dr Faik Qosja si operator, e asistentëve të tij, dhe tërë kolegevë tjerë në krye me drejtorin dr Besnik Elshani të cilët po kujdesen që edhe këtë fazë postoperatore ta kaloj sa më lehtë”, tha ai.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhaxhi.avdyli.5%2Fposts%2Fpfbid0e56tNv1gRTpPwwpzvCDBpoKuEvqfifRAdGsLhgAcukKGNhr9qEk6MF3MQtJuSNQvl&show_text=true&width=500