Elgit Doda dhe Klea Huta janë një nga çiftet më simpatikë të ‘showbiz-it’ shqiptar. Ata janë prindër të një djali me të cilin ndajnë shpesh momente të bukura në rrjete sociale.
Dyshja ishin të pranishëm në premierën e filmit ‘5 Hero Jo’ ku u shfaqën tepër elegantë të veshur në të zeza.
Por ajo çfarë u vu re në një prej shumë videove që po qarkullojnë nga eventi, është ai i çiftit ku fotografohen në tapetin e kuq teksa sytë ishin tek barku paksa i rrumbullakosur i Kleas, duke ngritur dyshimet se dyshja do të bëhen sërish prindër.
Tani presim vetëm konfirmimin e moderatores për të mësuar të vërtetën pas thashethemeve.