Shefja e teknologjisë së OpenAI u përfshi në listën e ‘Financial Times’ të grave më të
fuqishme të vitit.
Pak gra kanë aq pushtet sa ajo në zyrat e kompanive të mëdha të
teknologjisë, një territor me një mbipërfaqësim të burrave. Mira Murati (Vlorë,
Shqipëri, 34 vjeçe) ka qenë një nga aktoret kryesore të tërmetit të quajtur
OpenAI, kompani kjo të cilën vetëm një vit më parë askush nuk e njihte dhe sot
e vendos ritmin në industrinë e inteligjencës artificiale (AI). Si shefe e
teknologjisë së kompanisë, Murati e ka mbikëqyrur ekipin që e ka zhvilluar
robotin e njohur bisedues ChatGPT, aplikacionin më të suksesshëm në histori dhe
gjeneratorin e imazheve Dall-E. Emri i saj ishte i pari që u konsiderua për të
zëvendësuar Shefin Ekzekutiv Sam Altman kur bordi i drejtorëve të kompanisë e
rrëzoi atë tre javë më parë (ai u rivendos pesë ditë më vonë).
Ky rekord dhe pozicioni i saj si shefe ekzekutive në OpenAI – një nga
kompanitë më të rëndësishme të momentit – e ka vendosur atë në listën e Financial Times të
grave më me ndikim të vitit. Në listë përfshihet gjithashtu futbollistja
spanjolle Jenni Hermoso, këngëtarja Beyoncé, aktorja Margot Robbie, CEO e
General Motors Mary Barra dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula vor den
Leyen.