Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar reperin Noizy dhe DJ e tij pasi ata u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.
Policia shqiptare tha se kapjen dhe arrestimin e tyre e bënë me qëllim të ekstradimit në Kosovë.
Prokuroria në Pejë për Gazetën Express thanë se do të veprojnë sipas dispozitave në fuqi për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.
Policia e Kosovës dy ditë më parë i kishte shpallur artistët në kërkim, pasi Noizy akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë rrahur tiktokerin Medi Iseni, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.
Ndryshe, mbrëmë në kërkim është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi./Express/