Blero Muharremi ka folur sërish për ‘podcast’-in e realizuar me ish-partneren Afrona Dika.
Ai tregoi arsyet se përse nuk u publikua, duke qenë se u prit jashtë shumë nga publiku.
Artisti i njohur thotë se ka respekt për Afronën, por që e ka dramatizuar shumë këtë.
Në një intervistë për “The Elite Way”, i njëjti thotë se nuk e di nëse do të publikohet në vazhdim.
“Kam shumë respekt për Afronën, edhe për atë jam shkuar në podcast. Kur e pashë që mori një kahje tjetër nuk më pëlqej. E bëri ndoshta e dramatizoi shumë. Mora një vendim thashë, unë kam shkuar me qejf me jep një shembull, por ajo në ndërkohë në lajmërim të podcastit e dramatizoi shumë. Nuk më pëlqej”, tha ai.
45-vjeçari shtoi: “Mendoj që nuk e kam pritur që do të jetë kaq e madhe. Ideja ka qenë me e dhënë një mesazh të mirë. është dramatizuar shumë nga Afrona. A del a nuk del podcast nuk e di. Ideja ka qenë për me dhënë një shembull të mirë, por edhe ndërkohë ka qenë për inat të dikujt tjetër”.