Sulmuesi që vrau së paku 10 persona sot në Pragë, siç raporton portali çek Novinky, është 24-vjeçari David Kozak.
Siç raporton ky portal, policia ka nisur kërkimet për të pasditen e së enjtes pasi e lidhi me një rast të një vdekje të dhunshme në Kladno. Ai dyshohet se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë e familjes.
Më pas, siç u tha, u bë e qartë se i kërkuari është ai që vrau dhjetë persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë pasdite dhe u vra edhe ai më pas.
Sipas informacioneve të publikuara nga policia, Kozak ishte i armatosur.
Kozak, i cili ishte student në Fakultetin Filozofik, më pas shkoi në kolegj, ku kreu një vrasje masive.
Ende nuk dihet motivi i të shtënave.
Oficerët e policisë në Republikën Çeke kanë njoftuar se janë në kërkim të një të riu që dyshohet se ka lidhje me vdekjen e dhunshme të një burri në rajon. Ata nuk përjashtojnë lidhjet me të shtënat në Pragë.
Në zonën e Kladno, ndërhynë disa njësi policie, disa prej të cilave janë të pajisura me tyta të gjata ose mitralozë. Sipas informacioneve të portalit Novinky, gjithçka tregon se ngjarja lidhet me masakrën në Fakultetin Filozofik në Pragë.
Sipas portalit, oficerët e policisë mund të shihen në një nga shtëpitë e familjes në fshatin Hostouň në Kladno./Express/