Gruaja (ish?) e tij e ka denoncuar sportistin e dalluar Akil Gjakova për dhunë në familje. Prokuroria ka kërkuar sportistit të dyshuar të i caktoj masë paraburgimi për 30 ditë por Gjyakta e Pejës ka refuzuar.
Ne nuk duhet të gjykojmë nëse Akili është fajtor apo jo, këtë duhet të bëjë sistemi i drejtësisë. Por gjithashtu, derisa kjo çështje të kjartësohet dhe derisa ai është nën hetime, Akil Gjakova, nuk duhet të përfaqësoj Kosovën. Së paku jo në emrin tim.
Ka një shkollë që thotë që ‘ti je i pafajshëm, derisa të dëshmohet se ke faj’. Kjo na detyron të jemi të rezervuar deri në fund të epilogut të rastit. Por kur ka dyshime, një sportist nuk duhet të përfaqësoj vendin e tij.
Përfaqësimi i një të dyshuara dhe nën hetime për dhunë familjare apo ndaj gruas së tij e dëmton reputacionin e Kosovës si shtet i ri. Por edhe në raste kur psh sportistët e futbollit kanë pasur denoncime dhe hetime për dhunë gjinore, klubet e futbollit i kanë suspenduar ata.
Reprezentacioni i Kosovës është dashur të suspendoj sportisitin derisa të përfundojnë hetimet dhe emri i tij të pastrohet. Akil Gjakova tash po përfaqëson Kosovën në Zagreb, edhe pse prokuroria duket se ka dëshmi kundër tij për shkak se ka kërkuar masën e arrestit për 30 ditë (që Gjykata e Pejës e ka refuzuar).
Gabim i parë i madh ka qenë që Akil Gjakova po përfaqëson Kosovën edhe pas rastit aktualisht dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte dhe është një precedan i keq për të ardhmën. Kjo mund të korrektohet, dhe duhet të korrektohet.
Gabimi i dytë ka qenë nga Federata e Xhudos. Kam lexuar një dekleratë të tyre ku thuhet ‘ne besojmë në pafajsinë e Akilit’. Në parim këtë po e kuptoj sikurse ata po e mbrojnë sportisin e vet. Ndoshta edhe i besojnë. Ndoshta edhe Akili nuk ka bërë asgjë. Por kjo duhet të dëshmohet.
Federata e Xhudos duhet të kishte suspenduar gjithashtu sportisin deri në zbardhje të rastit. Për shkak se reputacioni i Federatës, Reputacioni i Xhudos e Sportit dhe sidomos reputacioni i Kosovës është më i rëndësishëm sesa i një sportisti. Federata nuk është gjykatë me vendosë nëse ka faj apo jo. Sikurse të gjithë ne tjerët, edhe federata e xhudos duhet të pres hetimet dhe gjykimin parase të paragjykoj epilogun e rastit!
Ky postim nuk është kundër Akil Gjakovës. As nuk e gjykon fajësin apo pafajsinë e tij. Por si rregull, kur një person denocohet dhe kur prokurorua beson se duhet të ketë masë arresti 30 ditë.. këtu bëhet fjalë për dyshime të thella, mesiguri të bazuara në fakte.
E tash as federata e xhudos e as kushdo që vendos për përfaqësimin e Kosovës jashtë nuk ka bërë mirë që kanë lejuar që sportisti të përfaqësoj Kosovën derisa po hetohet. Kjo duhet të korrektohet dhe nuk duhet të përsëritet.
Ne duhet të dërgojmë mesazhe të kjarta që dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe e denueshme. E secili veprim që relativizon apo mbyllë sytë kundër akteve të tilla, është bashkëpjesëmarrës në dhunë.
E në raste kur Kosova përfaqësohet nga persona të tillë, mbase është edhe një skandal. Një skandal që duhet të përmirësohet dhe të mos përsëritet më kurrë.