Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë për Ekonomia Online se brenda dy-tre dite do të jetë gati raporti final i cili do të tregojë nëse Ura e Ibrit është stabile për qarkullim të automjeteve.
Durmishi i cili ka qëndruar në Mitrovicë, ka thënë se sot përfundon procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër.
Ai ka theksuar se në bazë të asaj që shihet, Ura e Ibrit është ndër urat më stabile në Kosovë.
“Sot jemi duke i bërë testimet e stabilitetit të urës, kemi filluar para dy dite fillimisht me matjet për të caktuar gjeometrin e urës. Sepse ura nuk ka projekt, sot ka metoda shumë të avancuara për ta mat stabilitetin e saj dhe këtë jemi duke e bërë. Gjatë ditës do ta përfundojmë testimin me ngarkesa dhe brenda dy tri dite do ta kemi raportin final i cili do të na tregoj se ura është stabile apo nuk është”.
“Në bazë të asaj që po e shohë edhe duke qenë qenë inxhinier me profesion, kjo është një ndër urat më stabile në Kosovë që kemi”, ka thënë ai.
Zëvendësministri ka thënë se ende nuk kanë datë se kur do të hapet ura, por që është e sigurt se ajo do të hapet.
“Natyrisht që ndihmon sepse kjo kur është projektuar është ndërtuar, është ndërtuar për të lëvizur automjete dhe këmbësoret dhe nuk ka kuptim që të jetë e mbyllur për automjete një urë që është ndërtuar dhe është stabile. Duke marr parasysh që sot qytetarët e Kosovës lëvizin lirshëm kudo në territorin e Kosovës. Secili qytetar pa përcjelle të policisë sot mund të shkojë në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok ashtu siç lëvizin në Shtërpcë, në Graqanicë, e Kllokot, atëherë cili është kuptimi që ura të jetë e mbyllur për qarkullim. Jo nuk kam datë ne jemi duke i përfunduar këtë pjesën teknike si ministri, se kur do të hapet nuk e di, por një gjë e di sigurt që ura do të hapet”, ka thënë ai.
Single Post Settings
Toggle panel: Single Post SettingsPostBlock
Paragraph
Start with the basic building block of all narrative.
Color
Text