Georgina Rodriguez tregoi orën që partneri i saj prej shumë vitesh, Cristiano Ronaldo, i dhuroi për ditëlindjen e saj të 30-të.
Ajo falënderoi miqtë dhe familjen e saj për dhuratat në rrjetet sociale, e veçanërisht yllin e futbollit.
“Faleminderit dashuria ime”, shkroi Rodriguez në InstaStory me një foto të një ore me diamant.
Dhurata e Ronaldos dhe ora e Georginas ishin edhe tema e emisionit “Aruser@s” në La Sexta, ku prezantuesi Alfonso Arus tha me shaka se dukej si një “lodër tipike”.
Meqë ra fjala, bëhet fjalë për një model ore nga “Jacob&Co”, një dyqan bizhuterish me qendër në New York, i njohur në mesin e reperëve dhe yjeve të sportit amerikan.