Partia Socialdemokrate është duke mbajtur një aksion në oborrin e Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancës së sotme.
Ky aksion po mbahet për ta kundërshtuar ligjin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
“Dua të bëhem prokuror”, thuhet në letrën e vendosur nga PSD, me fytyrën e kryeministrit Kurti.
“Të dashur deputetë, votojeni ligjin për KPK’në. Përmes këtij ligji na mundësohet kontrolli efektiv mbi Prokurorinë e shtetit“, thuhet tutje në letrën e vendosur nga PSD’ja.