Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përvec hiteve të saj të muzikës, së fundmi është në vëmendje të madhe për lidhjen e saj me partnerin Callum Turner.
Së fundmi, çifti janë shfaqur në një darkë romantike në Paris, duke na lënë përshtypje shikimi romantik dhe buzëqeshja e Duas ndaj të dashurit të saj.
Këngëtarja ka konfirmuar lidhjen e saj në fillim të këtij viti, ku bashkë me Turner u panë duke kërcyer pas nisjes për një natë takimi, dhe që atëherë shfaqen kudo bashkë në publik.